Telashe për Ribery, ish-agjenti i kërkon 3.5 mln euro

09/12/2017 13:37

Frank Ribery do të duhet të paraqitet në gjykatën e Mynihut javën e radhshme. Ish agjenti i futbollistit të bayernit të Mynihut, Bruno Heiderschield i ka kërkuar Rivery 3.5 milionë Euro në formën e komisioneve të konstatuara nga blerja e tij nga Oympique Marseille në vitin 2005.

Lajmi u publikua nga e përditshmja gjermane ‘ Süddeutsche Zeitung’, sipas së cilës mesfushori ishte dënuar në muajin mars për të paguar këtë shumë, por pa u paraqityr në sallën e gjyqit

Heiderscheid pohon se Ribery i premtoi se do të jepte këtë vlerë të komisionit fillimisht në formë verbale dhe më pas me anë të një prokure në formën e mirënjohjes ndaj agjentit që mundësoi largimin e tij nga Gallatasaray, dicka të cilën futbollisti e ka mohuar. Francezi kla turqinë përpara 12 vitesh për të kaluar te Marseille me Heiderschield si agjent të tij

Nëse Ribery do të kishte paguar, atëherë Heiderschield do të kërkontë një pjesë të komisionit të transferimit të tij te Bayerni në vitin 2007, por në atë kohë Heiderschield nuk ishte më agjenti i francezit. Që nga ky moment Riberi dhe ish-agjenti i tij janë parë shpesh nëpër sallat e gjyqeve

Në vitin 2015, Gjykata e Apelit në Luksemburg vendosi që Ribery duhet të paguajë 1.6 milionë Euro së bashku me interesat për ish-agjentin e tij për mosrespektim të kontratës në vitin 2007.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA