Mateo Kovacic duket se nuk ka më vend në formacion e Real Madrid dhe shumë shpejt kroati mund të bëjë gati valixhet për një tjetër skuadër. Pas tentativës së verës nga Milani, tani më afër duket Roma. Në fakt verdhekuqtë në erën ‘Monchi’ kanë gjetur shumë ekuilibra, duke nisur nga ato financiarë, që mund t’i lejojnë të bëjnë edhe manovra në merkato.
Dhe kroati i Real Madrid është një objektiv i arritshëm, ndoshta që në muajin janar. Kovaçiç, edhe pse ka qenë një nga të preferuarit e Zidane, nuk arriti asnjëherë të bëhet imponues për një vend në formacion, duke qëndruar gjithnjë i fundit në listën e zgjedhjeve.
Kovaçiç u bashkua me Realin vitin e shkuar për rreth 40 milionë euro, ndërsa Roma mund të shfrytëzojë të gjithë manovrat që i lejon merkato dimërore, duke nisur me huazimin.
Top Channel