Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit.

Korrespondentët tanë në rrethe raportojnë se reshjet e shiut kanë vijuar gjatë gjithë ditës, por deri tani nuk ka të dhëna për dëme, përveçse në Durrës ku janë bllokuar disa kryqëzime rrugësh.

Për shkak të pranishëm së ujit në rrugë dhe të frikës së përmbytjeve disa biznese janë mbyllur. Është ngadalësuar edhe lëvizja në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa në rrugën dytësore ka prani uji në një segment të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA