Moratti: Mourinho do të qëndronte po të kisha dashur unë

09/12/2017 13:53

Emri i Jose Mourinho është gdhendur me shkronja të arta tek Interi. Askush në ambientin zikaltër nuk e harron trajnerin portugez, i cili në vitin 2010 e drejtoi skuadrën milaneze drejt ‘Tripletës’ historike me fitoren e Serisë A, Ligës së Kampioneve dhe Kupës së Italisë.

Me nostalgji e kujton edhe ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, i cili zbuloi edhe një bisedë që ai bëri me portugezin Jose Mourinho.

“Mourinho më kishte bërë të ditur që në 2009 që Reali e kërkonte, interes që u rishfaqi më vonë. Nuk mund t’i mbash personat të burgosur, por mënyra sesi Mourinho u largua nuk ishte më e mira e mundshme; me makinën e Florentino Perez në mbrëmjen e finales së Ligës së Kampioneve. Ai u pendua për veprimin e tij, madje përpara se ta kryente atë. Pak orë më vonë në zyrën time në Milano më tha se e kuptoi se po shkonte në një kompani, e jo në një familje dhe se nëse unë dëshiroja ai do të qëndronte te Interi. Iu përgjigja se ishte i lirë të bënte zgjedhjen e tij, ashtu si ua kam thënë të gjithëve. Lotët e tij ishin të sinqerta. Më vjen mirë kur shoh që edhe sot e kësaj dite ai thotë se skuadra e tij është Interi”, rrëfen Moratti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA