
Plazhi i Tales, shtohen turistët! Jo vetëm vendës dhe shqiptarët nga Kosova, tani është në preferencat e të huajve
13/07 13:10
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bizë u sekuestrua drogë dhe municione.
Gjon Brahe, banues i këtij fshati në zonën e Ishmit u prangos pasi policia gjeti dhe thotë se provoi që një sasi prej 3 kilogramësh hashash dhe 156 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, i përkasin atij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Top Channel