Regjisori i famshëm paditet për ngacmim seksual
08/12/2017 18:05
Regjisori i “X-Men”, Bryan Singer është paditur për ngacmim seksual ndaj një 17-vjeçari në vitin 2003.
Sipas “Variety”, padia e bërë në Gjykatën e Lartë të Uashingtonit thotë se 52-vjeçari Bryan Singer ishte në një jaht në Siatëll kur mendohet se ka ngacmuar Cesar Sanchez-Guzman.
Guzman pretendon se nuk e njihte regjisorin derisa u prezantua në festën që po organizohej në jaht. Ai shton se Singer e ka detyruar që të bëjë seks oral e më pas ka vazhduar më tej.
Një përfaqësues i Bryan Singer i ka hedhur poshtë kategorikisht këto akuza dhe ka thënë se do i shkojë deri në fund kësaj padie.
Top Channel