“Ndërgjegjësojmë për malet” është motoja e këtij viti e garës çiklistike që zhvillohet këtë të shtunë.
Dashamirës të çiklizmit, të çdo moshe do të garojnë së bashku në orën 10.00 në një garë që mund të zgjasë deri në tre orë.
Nisja bëhet nga sheshi “Nënë Tereza” dhe do të përfundojë tek fusha e Teleferikut në Dajt.
Konsiderohet si një aktivitet i vështirë për nga terreni, i krahasueshëm me garat e turit të Francës. Ky është një event sportiv i kronometruar në detaje profesionale nga Federata Shqiptare e Çilklizmit. Do të përshkohen 26 km me “elevation game” 1073 m. Garuesit do të shoqërohen nga Policia e Shtetit dhe nga Shërbimi Shëndetësor, për çdo nevojë të mundshme gjatë vrapimit. Në fund do të ndahen 19 çmime për garuesit, në 6 kategori sipas grupmoshave.
Top Channel