Europa League, Milani rrezikon Dortmundin, Napoli kundër Arsenalit ose Atleticos

08/12/2017 09:45

Edhe Europa League përmbylli fazën e grupeve ditën e enjte, duke bërë gjithçka gati për shortin e 1/8-ave të finaleve që do të hidhet të hënën në Nion të Zvicrës, një orë pas atij të Championsit, duke nisur nga ora 13.

Ekipet e kualifikuara, 16 në total, do të ndahen në dy vazo, në ato që konsiderohen si kokat e shortit dhe jopretendentët.

E ndërsa Milani, Lazio e Atalanta janë vendosur në vazon e parë, mes ekipeve që i luajnë ndeshjet e para jashtë dhe ato të kthimit në stadiumet e tyre, Napoli është përfshirë në vazon e dytë, sikurse edhe Dortmundi, pasi nuk përfunduan mes 4 më të mirave të ekipeve të treta në grupet e Championsit.

Nga shorti ka vetëm dy kufizime: së pari nuk mund të përballen me njëra-tjetrën dy ekipe nga i njëjti shtet, e së dyti, nuk mund të përballen dy ekipe që luajtën në të njëjtin grup të fazës së mëparshme që sapo u mbyll.

Vazoja e parë përbëhet nga Milan, Lazio, Atalanta, Villarreal, Arsenal, Salzburg, CSKA Moskë, Atletico Madrid, Leipzig, Sportingu i Lisbonës, Lokomotiva e Moskës, Braga, Viktoria Plzen, Athletic Bilbao, Dinamo e Kievit dhe Zenit.

Vazoja e dytë, nga Napoli, Nicë, Celtic, Borussia Dortmund, Spartaku i Moskës, AEK-u i Athinës, Ludogorets, Copenhagen, Astana, Lyon, Seaua Bukuresht, Marseille, Ostersunds, Real Sociedad, dhe dy skuadrat serbe Crvena Zvezda e Partizan Beograd.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA