E tmerrshme, babai dhunon vajzën pasi instaloi Snapchat – (Pamje të rënda)

08/12/2017 20:34

Një ngjarje e rëndë është publikuar dhe më pas është shndërruar në virale të një personi që dhunon një adoleshente, i cili besohet se është babai i vajzës, pasi ajo kishte shkarkuar Snapchat.

30-vjeçari Alex Harrison, me krenari ka publikuar videon në Facebook dhe Snapchat, raporton Daily Mail, duke shtuar se më pas ai është arrestuar nga policia për dhunë ndaj të miturve.

Departamenti i policisë në Ferriday të SHBA, ka refuzuar të tregojë nëse vajza jeton ende në shtëpinë e saj, apo është marrë nën mbikëqyrjen e autoriteteve. Gjithsesi, raporton Daily Mail, autoritetet kanë bërë me dije se po vijon ende hetimi për pamjet filmike.

Top Channel