Çdo 8 Dhjetor demokratët mblidhen në Qytetin Studenti, në nderim të lëvizjes studentore që rrëzoi regjimin komunist në Shqipëri. Duke folur para të rinjve demokatë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se edhe pas 27 vitesh, liria politike e shqiptarëve është e kërcënuar.

“27 vite pas rënies së komunizmit, liritë politike të shqiptarëve janë të kërcënuara, të kufizuara sepse shqiptarët nuk votojnë të lirë, se dinjiteti i tyre është i nëpërkëmbur, mundësitë e tyre për përparim njerëzor dhe shoqëror janë më të vogla se në çdo vend në Europë, nga e cila vazhdojmë të mbetemi një nga kombet më të izoluara”, u shpreh Basha.

Basha tha se Shqipëria gjendet përsëri në udhëkryq

“Mes politikes se kriminalizuar dhe vlerave të lirisë”, shtoi ai.

Edhe tani i sheh të rinjtë sfidues të kësaj situate.

“Nuk ka regjim, nuk ka qeveri që mund t’u bëjë ballë 1 qind, 1 mijë, 10 mijë të rinjve të vendosur e të bërë bashkë për liri, për drejtësi, për mundësi”, deklaroi ai.

Në Ditën e Rinisë u bënë nderime pranë bustit të Azem Hajdarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA