Rastet më të vështira të syrit nuk kërkojnë më udhëtim jashtë, zgjidhja është në Shqipëri me Dr. Nishant Taneja nga India “Nuk do të doja që këto ndihma të shpërndahen te kushërinjtë, te miqtë, te kryetarë e te nënkryetarë, etj por tek ata që kanë nevojë”, ka thën kreu i bashkisë Vlorë, Dritan Leli.
Por në Novoselë nuk është hera e parë që përmbyten, ndaj pavarësisht deklaratave, takimi me kryetarin e bashkisë për verifikimin e dëmeve nuk kaloi pa tensione.
Banorët kanë shprehur pakënaqësi për administratorin e njësisë administrative të Novoselës që sipas tyre ka abuzuar me ndihmat ne vitin 2015.
“Këto histori që unë që jam në kat të 4-rt s’mora e mori ai s’dua t’i dëgjoj më kurrë….grupet e punës kanë përpiluar lista. Për probleme do flisni me kryetarin e fshatit. Brenda 15 ditëve qarku bën verifikimin e përcaktohen faturat dhe shihet dëmshpërblimi. Ndihme të marri ai që është dëmtuar më shumë. Ata qe u është përmbytur shtëpia”, tha Leli.
Pavarësisht premtimit se këtë vit grupet po punojnë të shoqëruar nga këshilltarët bashkiakë që të shmangin abuzimet, banorët i kërkuan kryetarit të bashkisë, që ata të mos procedojnë në mënyrë selektive dhe të gjendet një zgjidhje përfundimtare për daljen e lumit.
Top Channel