Marsela Çibukaj ka zbuluar se kur ka qenë e vogël ka pasur dëshirë që të bëhej aktore.
Këngëtarja e famshme, e ftuar në emisionin “Pop Culture”, deklaroi se babai i saj nuk e shihte me sy të mirë këtë gjë. “Nuk kishte mendim të mirë për aktoret”, tha Marsela duke qeshur.
Duke folur për planet afatshkurtra të saj, Marsela u shpreh: “Kam marrë një periudhë pushimi për momentin, për t’u fokusuar te këngët që kam dëshirë të shkruaj”.
Kur u pyet në lidhje me “luftën” në rrjetet sociale me Samanta Karavellën, Marsela shpjegoi: “Unë dëgjoj shumë këngë në TV dhe Youtube dhe jap mendimin tim për ato këngë. Në Facebook-un tim bëra një analizë, ku thashë që këngët “reggae” që bëhen sot më duken të gjitha njësoj. Unë nuk e kisha me Samantën. Ajo mori një gjykim timin si diçka personale”.
Top Channel