Pas deklaratës së ambasadaës amerikane në Tiranë, kreu i qeverisë Edi Rama i kërkon kundërshtarit politik të ulen në tryezë dhe jo të presë tia “lexojnë të huajt Kushtetutën”.

“Lulzim Basha mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën”, thotë Rama në statusin e tij në rrjetet sociale.

Komisioni i Ligjeve ka nisur diskutimet për Prokurorin e ri të Përgjithëshëm, pasi mbaron më 7 dhjetor (sot) mandati i Adriatik Llallës. Opozita e ka quajtur antikushtetues këtë proces.

Top Channel