Në Kryesinë e Kuvendit u hodh shorti për përzgjedhjen e nëntë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Besnik Imeraj dhe Altina Xhoxhaj janë përzgjedhur si anëtarë të KED nga lista e Gjykatës Kushtetuese dhe Vitore Tushaj, anëtare zëvendësuese po nga kjo listë.

Artan Broci u përzgjodh si anëtar nga lista e Gjykatës së Lartë, ndërsa anëtari zëvendësues u zgjodh Shkëlzen Selimi.

Rovena Gashi u zgjodh pa short anëtare e KED si e vetmja kandidate nga Prokuroria e Përgjithshme.

Gentjan Trenova dhe Fatjona Mençe u përzgjodhën gjithashtu pa short si të vetmit kandidatë për dy vendet anëtare të KED nga prokurorët pranë Gjykatave të Apelit.

As për anëtarin zëvendësues të Prokurorisë së Përgjthshme nuk u hodh shorti, pasi nuk pati kandidatë. Drejtuesja e shortit, Vasilika Hysi tha se nuk do të ketë anëtarë zëvendësues për këtë institucion.

Lista nga gjyqtarët e Apelit përbëhej nga 83 kandidatë nga ku shorti përzgjodhi Enton Dhimitrin dhe Fatos Qaton si anëtarë të KED.

Nga Gjykata Administrative ishin 42 kandidatura për një anëtar, ku shorti përzgjodhi Ahmet Jangullin.

Ndërkohë, anëtari zëvendësues nga Gjykata e Apelit dhe ajo Administrative, sipas ligjit është i përbashkët. Shorti përzgjodhi si anëtar zëvendësues nga lista e gjyqtarëve të Apelit dhe gjykatës Administrative, gjyqtarin Sotiraq Lubonja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA