“Ke pasur ndonjë përgjigje deri tani?”/ Rama për kërkesën që i adresoi Trump për çështjen e Thaçit në Hagë: Jo, mendoj që presidenti është shumë i zënë 22/04 21:38
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Varshavë të Polonisë, ku është takuar me homologen e tij polake, Beata Szydlo. Rama i ka kërkuar asaj një kompani fluturimi polak për të vendosur linjë direkt me Tiranën.
“Shqipërinë e kanë vizituar 74% më shumë polakë se vitin e shkuar dhe në këtë konteskt i kam kërkuar kryeministres që të inkurajojë kompaninë e fluturimeve polake për të konsideruar mundësinë e vendosjes së një linje direkte që do të sillte përfitushmëri të lartë dhe reciproke në këtë drejtim”, tha Rama gjatë konferencës për shtyp.
Polonia shprehu mbështetjen e saj për çeljen e negociatave në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Top Channel