Kthimi i vështirë, hapen klasat por nxënësit i pengon balta

06/12/2017 14:49

Mësuesit punuan përkrah zjarrfikësve për ta pastruar dhe shkolla nisi këtë të mërkurë por jo në katin e parë ku është edhe kopshti i fëmijëve. Aty ka ende lagështi dhe era e dezinfektimeve e bën të pamundur qëndrimin.

“Sot filloi shkolla normalisht. Ka mungesa në fëmijë, sepse familjet janë shpërngulur tek të afërmit e tyre për shkak të përmbytjes. Kati i parë ka pasur lagështirë, ndjehet”,thotë drejtori i shkollës.

Me rrugë e banesa të bllokuara, shumë nxënës të kësaj shkolle nuk ia dolën të vinin në mësim, por edhe ata që iu kthyen normalitetit e kanë të vështirë të harrojnë netët e rrethuar nga uji.

Shkolla ka dëme në bazën material të klasave por mësuesit po verifikojnë sendet që duhen zëvendësuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA