Nëntë medie amerikane, përfshirë “Zërin e Amerikës”, u shpallën si agjente të huaja nga Ministria ruse e Drejtësisë. Gjithashtu “Radio Europa e Lirë” dhe disa partnerë të saj u përfshinë në listën e zezë, pas paralajmërimit për një nismë të tillë muajin e kaluar.
Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi në nëntor ligjin, që autorizon qeverinë t’i shpallë si agjentë të huaj mediet që financohen nga jashtë, e të vendosë sanksione ndaj tyre.
Moska argumentoi se ligji i ri ishte një reagim ndaj asaj që e përshkruajnë “trysni amerikane ndaj medieve ruse”.
Më 13 nëntor, kanali televiziv i financuar nga shteti rus “Russia Today” u regjistrua në Shtetet e Bashkuara në bazë të ligjit dhjetëravjeçar për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA).
Ambasadori amerikan në Rusi, Jon Huntsman tha se, “FARA” synon nxitjen e transparencës, por nuk kufizon veprimtarinë e rrjetit televiziv në Shtetet e Bashkuara.
Departamenti amerikan i Shtetit e dënoi ligjin rus, duke theksuar ai lejon mbikëqyrjen e bllokimin e aktiviteteve të caktuara në internet dhe paraqet një tjetër kërcënim për mediet e lira në Rusi.
Top Channel