Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se pensioni i mijëra qytetarëve që punojnë në privat po cënohet për shkak se biznesi, veçanërisht ai i madh, nuk deklaron pagat reale.

“Imagjinoni një kompani e madhe që deklaron ekonomistin me 27 mijë lekë. Kjo është e papranueshme”, tha Ahmetaj.

Sipas të dhënave zyrtare, 42 për qind e pagave të deklaruara nga biznesi i madh janë nën 30 mijë lekë.

Kreu i Financave tha se ky nivel pagash nuk i përgjigjet situatës pozitive në tregun e punës. Sipas ministrit të Financave, në 4 vite janë krijuar 200 mijë vende të reja pune.

Ministri Ahmetaj i ka bërë thirrje biznesit të deklarojë me vullnet pagat reale, në të kundërt, qeveria do të ndërhyjë me masa ligjore.

“Bashkë me kryeministrin do t’i bëjmë thirrje biznesit të madh që të korrigjohet. Pastaj, nëse nuk do ta bëjnë, ligji ka instrumentet e veta”, tha më tej Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA