Bashkim Shehu solli në Shqipëri çmimin letrar “Balkanika” me romanin e tij “Loja, shembja e qiellit”.
I vendosur në një periudhë kohore të gjatë, nga vitet 1940 te fillimi i viteve 2000, romani lë një gjurmë të pashlyeshme dhe e shtrëngon lexuesin të përballet me pyetje të vështira dhe ekzistenciale, çka ishte edhe motivacioni kryesor për jurinë ndërballkanike.
Por ngjarja e vendosur ndërmjet dy periudhave kohore në Shqipëri, nuk kalon pa këtë koment nga vetë shkrimtari.
“Unë mendoj që nuk mund të bëhen krahasime midis këtyre dy periudhave. Totalitarizmi për mua është e keqja absolute, qoftë Stalini, qoftë Hitleri, qoftë Enveri. Natyrisht duket se ka kritikë edhe ndaj disa fenomeneve të tranzicionit”, thotë ai.
Po me këtë roman Bashkim Shehu është shpallur më parë fitues i çmimit “At Zef Pllumi”. Por edhe vetë historia në roman ka marrë jetë nga kujtimet e At Zef Pllumit të ndërthurura ndjesitë personale të autorit, duke dëshmuar lidhjen e ngushtë të letërsisë më kujtesën.
“Jo vetëm në këtë roman, por veçanërisht në katër romanet e fundit të cilët i konsideroj të vetmit që kanë vlerë nga romanet që kam shkruar kujtesa ka një vend të rëndësishëm, jo në aspektin e riprodhimit të ngjarjeve konkrete të jetuara se sa se sa të përftimit të një bote ku unë ndihem mirë kur e mendoj gjatë kohës që shkruaj dhe ku vendosen ngjarjet dhe personazhet”, deklaron autori.
Shkrimtari ynë triumfoi mbi gjithë letërsinë ballkanike dhe atë turke në një garë të vështirë. Por siç dëshmon ai edhe vetë procesi i krijimit të këtij romani ka qenë i tillë.
“Gjithsej ka shkruar tre vjet punë duke ndryshuar disa herë projektin dhe ku kam të paktën po aq faqe sa është ky libër që nuk vlejtën. Mbetën edhe ato që ja vlejtën në vetvete të mira si fragmente. Herë pas here më kujtohen dhe ja gjej vendin në ato që shkruaj më vonë”, shprehet Bashkim Shehu.
Top Channel