Ambasadori në NATO, lirohet Demi. Meta beson tek Visho Ajazi
05/12/2017 14:11
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO Leonard Demi.
Firma e Presidentit, vjen pas propozimit të Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e tij, i cili ka propozuar për zëvendësimin e Demit, emrin e ish-kreut të SHISH Visho Ajazi.
Leonard Demi ishte emëruar në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në NATO në vitin 2014.
Burime në Presidencë sqarojnë se dekretimi i Visho Ajazit në NATO do të ndodhë menjëherë pas paraqitjes së tij në Komisionin e Jashtëm Parlamentar.
Presidenti Meta beson se Ajazi do ta realizojë me shumë sukses detyrën e tij në NATO.
Top Channel