Miratohet projekt-rezoluta për dënimin e dhunës ndaj grave
04/12/2017 20:07
Pas një mocioni me debat Parlamenti miratoi projekt-rezolutën për dënimin e dhunës ndaj grave dhe marrjen e masave urgjente për evidenimin e rasteve dhe gjetjen e mekanizmave ligjorë për parandalimin e këtij fenomeni.
Në tekstin e rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike, kërkohet të parashikohen hapa konkret për veprim efikas.
Ndër ta janë: krijimi i një nënkomisioni të përhershëm parlamentar, analizimi i plotë i situatës, krijimi i një regjistri kombëtar për dhunën në familje, ndryshimet ligjore, si dhe mbështetje më e madhe financiare nga qeveria.
Top Channel