Komiteti i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së do të mbajë punimet e Kongresit të jashtëzakonshëm më 23 dhjetor, pas dorëheqjes së paralajmëruar të kreut të partisë, Nikola Gruevski.
Në Kongres pritet të shqyrtohet dorëheqja e tij, ndërsa vet Gruevski, në një intervistë për serben “Kurir” është shprehur gjatë fundjavës se me këtë akt shpreson të ndihmojë në zgjidhjen e krizës aktuale politike.
Dorëheqja e paralajmëruar e Gruevskit, pas 15 vitesh në krye të VMRO-DPMNE-së, ka shtuar edhe ambiciet e personaliteteve të caktuara për të marrë në duar drejtimin e partisë.
Megjithatë, ende ka shumë dilema nëse dorëheqja e tij do të realizohet.
Ndërkohë, nismëtarë për reforma në VMRO-DPMNE, që kanë kërkuar në vazhdimësi largimin e Nikola Gruevskit nga kreu i partisë, thonë se prioritare është të reformohet partia në planin e brendshëm dhe të miratohet një statut i ri, që do të mundësojë demokratizimin e partisë. Nën këtë frymë demokratike duhet të zgjidhet më pas edhe njeriu që do ta rikthejë partinë maqedonase në pushtet.
Top Channel