Vjosa kthehet në shtrat. IGJEU: Dobësim i reshjeve, ulje e temperaturave

03/12/2017 15:32

Sipas Institutit të Gjeoshkencës Lumi Vjosë pritet të ulë ndjeshëm prurjet përgjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

Për këtë arsye është hequr paralajmërimi për vazhdimin e përmbytjes në Fier dhe Vlorë.

Në një komunikatë zyrtare, Instituti i Gjeoshkencës thotë se sontë në mbrëmje Vjosa do të kthehet në shtratin e vet natyral, po ashtu edhe reshjet e shiut do të pakësohen.

Sipas Instituti të Gjeoshkencës pasditen e së dielës do të ketë reshje shiu me intensitet të dobët deri në mesatar në pjesën qendrore dhe veriore te vendit, kurse në zonat malore fillon dëbora.

Të hënën shiu do të transformohet në reshje të dobta lokale. Moti pritet të kthjellohet nga mesi i javës, duke u shoqëruar me ulje të ndjeshme të temperaturave, tipike kjo për stinën e dimrit në të cilën jemi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA