Në shkallë vendi janë 27 shkolla të mesme dhe 9-vjeçare ku mësimi nuk do të fillojë ditën e hënë.

Ministria e Arsimit njoftoi se si rezultat i masave të marra nga Shtabet e Emergjencës në qarqe, vetëm në këto institucione nuk mund të rifillojë mësimi, pasi ende vijon puna për t’i rikthyer në kushtet e duhura.

Qarku më i prekur është Fieri me 9 shkolla dhe më pas vjen Vlora me 5 të tjera. Edhe në dy shkolla në Kukës nuk do të rinisë mësimi.

Lista:
KUKËS – 2 SHKOLLA
9-vjeçare Fshat , Grykë-Çaje
Cikël i ulët Domaj, Kolesjan, NJQV Bicaj

PUKË – 2 SHKOLLA
E Mesme e Bashkuar, Iballë, Njësia administrative Iballë, Bashkia Fushë-Arrëz
9-vjeçare Fierzë Njësia administrative Fierzë, Bashkia Fushë-Arrëz

DIBËR – 3 SHKOLLA
Shkolla 9-vjeçare “Katund i Ri”, Luzni
Shkolla vartëse “Vajmëdhej“, Muhurr
Shkolla vartëse “Tejse”, Radomirë

KRUJË – 1 SHKOLLË
Shkolla “Vesel Brama”, Kurçaj, Nikel

TIRANË  – 1 SHKOLLË DHE 1 KOPËSHT
“Gjysylkanje”, Pezë
“Bashkim Berisha” (Kopësht), Ndroq

KAMËZ – 2 SHKOLLA
“Niko Hoxha”, Valias, Bashkia Kamëz
“Dritas” , Dritas, Zall – Herr

KAVAJË – 1 SHKOLLË
Shkolla 9-vjeçare Golem, Golem

FIER – 9 SHKOLLA
Lëvizja Demokratike, Povelç
Darzezë e Re
Ferras
Xhevit Fetahu, Bishan
Boçovë
Pishë
Çerven
Shkolla e Mesme Bujqësore ‘RakipKryeziu’, Çlirim
Kashisht

VLORË – 5 SHKOLLA
Ismail Qemali Fitore, Novoselë
Kafil Malaj Bishan, Novoselë
Loni Mone Poro, Njësia Novoselë
Qeriba Derri Bashaj,Njësia Brataj, Bashkia Selenicë
Sadik Zotaj Ramice, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA