Kundërshtoi arrestimin, policët e vrasin brutalisht – VIDEO
03/12/2017 17:33
Autoritetet në Kaliforni të SHBA-së kanë publikuar këtë të mërkurë pamjet e filmuara nga kamerat e dy efektivëve të cilët vranë gjatë tentativës për të prangosur një 32-vjeçar.
Fermin Vincent Valenzuela kishte pësuar 3 herë arrest kardiak teksa 2 efektivët përdorën elektroshok, e për pasojë 32-vjeçari ndërroi jetë.
Ngjarja ka ndodhur më 2 korrik të vitit të kaluar, por pamjet janë publikuar vetëm 2 muaj pasi në shtator të 2017-s u mor vendimi për pafajësinë e dy efektivëve Woojin Jun and Daniel Wolfe, veprimi i të cilëve u justifikua si i nevojshëm gjatë tentativës për të arrestuar 32-vjeçarin.
Top Channel