Tepelenë, përrenjtë bllokojnë rrugën

02/12/2017 12:46

Rruga drejt Dragotit në Tepelenë është bllokuar nga rrëshqitja e tokës dhe depozitimi i inerteve në rrugë.

Kalimtarët që ndodhen të bllokuar atje raportojnë se është duke u punuar me mjete të rënda për të hapur kalimin.

Rruga është e bllokuar për të shkuar drejt Këlcyrës dhe Përmetit.

Top Channel