Vijon të jetë e rënduar situata nga moti i keq në Bulqizë. Aksi Qafë e Buallit-Bulqizë kalohet me probleme për shkak të pranisë së ujit në rrugë.

Problemet në këtë aks vijnë edhe si pasojë e rrëshqitjeve të inerteve. Ndërkohë, të dëmtuara nga përmbytjet janë edhe dy ura, ndërsa është në rrezik edhe argjinatura e lumit Drin, në Gjoricë.

Përsa i përket Korçës, lumi Devoll ka dalë nga shtrati duke përmbysur nënstacionin e Zemblakut. Niveli i ujit pranë këtij nënstacioni ka arritur 1 metër dhe rrezikohet furnizimi me energji elektrike.

Ndërkohë, Bashkia Krujë bën me dije se 50 banorë janë evakuuar nga mjete lundruese, ndësa 11 të tjerë nga helikopteri. Sipas saj, situata po normalizohet dhe bashkia po ngre grupet e vlerësimi të dëmeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA