Përmbytjet në Shqipëri, në foto

02/12/2017 02:52

Vendi ynë është përfshirë nga një stuhi e dendur reshjesh që në orët e para të ditës së enjte dhe po vijon aktualisht.

Për shkak të shirave të shumtë, janë përmbytur rrugë, banesa e biznese, ndërsa është shënuar edhe viktima e parë në qytetin e Fierit, gjatë ditës së djeshme.

Edhe pista e aeroportit të Rinasit u mbush me ujë, mbrëmjen e të enjtes, çka u pasua me vendimin për të pezulluar ose devijuar të gjitha fluturimet, për rreth 12 orë.

Aktualisht, situata më alarmante paraqitet në Jug, pasi Vjosa ka dalë nga shtrati dhe rrezikon të përmbytë shumë fshatra, ndërsa vijojnë të jenë nën ujë zonat e Fushë Krujës, Maminasit, Vorës, etj.

Nga bllokimi i autostradës, te shembja e urave dhe ndërhyrjet me helikopter, në fotot e mëposhtme përshkruhet situata e shkaktuar nga përmbytjet.

FOTO GALERI
1/33

Top Channel