Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Fushë Krujë, në orët e vona të mbrëmjes. Shkak i vizitës së tij janë bërë përmbytjet e mëdha që kanë prekur këtë qytet dhe zonat përreth.

Kryeministri vizitoi kampin ku janë strehuar një pjesë e madhe e të evakuuarve nga zonat e përmbytura dhe premtoi angazhim për përballimin e situatës.

“Sipas ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kemi 5-fishim të forcave të angazhuara për për t’i ardhur në ndihmë njerëzve. Prurjet këtë herë kanë qenë shumë herë më të mëdha se zakonisht, ndërsa dëmet kanë qenë disa herë më të vogla”, u shpreh Rama nga Fushë Kruja.

Ky qytet bën pjesë në hartën e më të prekurve nga përmbytjet e 2 ditëve të fundit, ndërsa nuk kanë munguar edhe ndërhyrjet nga ajri, për të evakuuar personat.

Top Channel