Përmbytjet, ambasadori Lu ndjek nga afër situatën

02/12/2017 10:34

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu ka vizituar mëngjesin e së shtunës sallën operative në Qendrën e Bashkuar Operacionale të Forcave të Armatosura.

I shoqëruar nga minsitrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, amabasdori Lu është njohur me situatën aktuale pas përkeqësimit të motit në vend si dhe ndërhyrjet e realizura nga Forcat e Armatosura për evakuimin e njerëzve nga zonat e rrezikut apo edhe në hapjen e rrugëve apo forcimin e argjinaturave të lumenjve.

Kjo sallë operative ka koordinuar të gjithë lëvizjet dhe ndërhyrjet e efektivëve në terren, në varësi të kërkesave që vijnë nga Emergjencat Civile.

Top Channel