Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se është bërë e mundur të eleminohen pjesa dërrmuese e defekteve në rrjetin elektrik të shkaktuara nga reshjet e shiut.

OSHEE thotë se është rikthyer gjendja në normalitet dhe sipas të dhënave të orës 19:00 të së shtunës, kanë mbetur vetëm 16 fidera pa energji në rang vendi.

Difektet janë në fidera që furnizojnë me energji elektrike zona rurale dhe zona rurale të thella, ku linjat janë ajrore dhe nën goditjet e reshjeve të shirave, çka sjell vështirësi në riparim.

Aktualisht punonjësit e OSHEE-së ndodhen në terren në gatishmëri të plotë për eleminimin e defekteve në disa prej fshatrave të Vlorës, Gjirokastrës, Beratit dhe Fierit.

Të gjithë fiderat, thotë OSHEE, që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët e rëndësisë së veçantë dhe hidrovoret vazhdojnë të jenë në punë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA