Novosela nën ujë e parë nga droni (Video)

02/12/2017 14:21

Gjatë natës janë hapur argjinaturat në lumin Osum dhe Vjosë dhe një nga zonat më të prekura nga vërshimi i ujit është Novosela në Vlorë.

Forcat e ushtrisë, që prej ditës së djeshme kanë evakuuar njerëz dhe gjënë e gjallë atje.

Sipas raportimeve, janë larguar me dhjetëra familje, ndërsa niveli i lumit po rritet me shpejtësi. Më të kërcënuar janë pikëtisht banorët e Novoselës.

Top Channel