Senatorët amerikane miratuan një ligj për shkurtimin e taksave, duke i hapur rugën Donald Trump për fitoren e tij të parë të rëndësishme legjislative.
Paketa shënon ndryshimin më të madh të ligjit të taksave që prej viteve ‘80 dhe u miratua me 51 vota por e 49 kundër, pas një seri amendamentesh në një seancë maratonë.
Demokratët që votuan kundër u ankuan se nga ndryshimet përfitojnë të pasurit dhe bizneset e mëdha, një pikpamje që ndahet dhe nga shumë ekspertë. Ligji shkurton ndjeshëm taksat ndaj korporatave dhe sipas një komitetit të senatiti do të rrisë me të paktën 1 trilion dollarë deficitin.
Vetë Trump përgëzoi republikanët për shkurtimin e taksave për familjet punëtore dhe tha se shpreson që ta firmosë ligjin para Krishtlindjeve. Tashmë senatit do ti duhet që ligjin e miratuar ta bashkojë me atë që u kalua në Dhomën e Përfaqësuesve dhe më pas t’ia paraqesë presidentit për firmën finale.
Në shifra, plani i ri redukton taksën e korporatave nga 35% në 20% dhe gjithashtu ofron ulje modeste taksash për individët në të gjithë nivelet e të ardhurave. Sipas republikanëve, rivalët e ligjit do ta paguajnë kundërshtimin e tij vitin e ardhëm në zgjedhjet e mesmandatit kur të jenë ndjerë efeket dhe qytetarët të mbështesin kandidatët e partisë së vjetër.
Top Channel