Frikë nga Peniani, Hauai ndez sirenat bërthamore

02/12/2017 22:04

Sirenat që paralajmërojnë sulmet bërthamore ranë fuqishëm në Hauai për herë të parë që pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Sigurisht që bëhet fjalë për një testim të sistemit, por tregon qartë se Koreja e Veriut me provokimet e saj i ka alarmuar mjaftueshëm autoritetet amerikane në ishujt e Hauait, që janë shteti më i afërt amerikan me vendin e izoluar komunist.

Në Hauai bëhen çdo muaj teste të sirenave që paralajërmojmë për katastrofa natyrore si tsunami, por tingulli i atyre për sulme bërthamore nuk dëgjohej prej shumë vitesh.

Në rast të një sulmi nga Koreja e Veriut drejt Hauaiit, rënia e sirenave tregon se qytetarët kanë rreth 12 minuta kohë që të strehohen para se raketat të godasin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA