Fier, policia në vështirësi (Video)

02/12/2017 12:18

Në zonën ku po ndodhin përmbytje janë shumë forca policie dhe të ushtrisë.

Ata po ndihmojnë banorët për t’u evakuuar, ndërkohë që edhe vetë janë gjendur në vështirësi. Një prej banorëve të zonës pranë Urës së Mifolit ka regjistruar momentin kur një mjet i Policisë së Shtetit është gjendur në vështirësi, ndërsa niveli i ujit nga vërshimi i Vjosës është rritur.

Në ndihmë të punonjësve të policisë ka shkuar një kamion i ushtrisë, duke i larguar policët nga zona e rrezikshme.

Top Channel