Duke qenë se e kanë akuzuar se “mbështet” skuadrën Blu, Luana zgjodhi që këtë të shtunë, t’i bashkohej skuadrës së Kuqe.
Përballë saj, Kapiteni Manushi vendosi deputetin e PD-së, Ervin Salianji në lojën “Vetëm 5 Sekonda”.
“Manushi ma bëri me hile, sepse unë nuk mund të të konkuroj ty”, iu drejtua Luana Ervinit me shaka.
Dhe loja filloi e moderuar nga Gent Hazizi.
Pyetja e parë iu bë Ervinit dhe ajo ishte: tre gjërat që bën para se të flesh?
“Lexoj, lahem, fle”, ishte përgjigjja e tij.
Sfida i kaloi Luanës. “Tre gjërat që mund të blesh me 50 lek?”, ishte pyetja për të.
“Bukë, dy panine 25 lekshe dhe 5 panine 10 lekshe”, u përgjigj Luana, por fatkeqësisht jashtë 5 sekondëshit.
“Bleu gjithë ato bukë me 50 lekë”, komentoi Manushi në distancë.
Luanës i ra edhe pyetja për tre profesionet e tjera që do të donte të bënte po të kishte mundësi.
“Elektriçiste, muratore, hidraulike”, ishte përgjigja e saj.
Tre gjërat pa të cilat nuk jeton dot luana.
“Telefoni, karikuesi dhe bateria rezervë”, ishte përgjigja e saj.
Top Channel