Në disa qarqe, Ministria e Bujqësisë po punon për riparimin e argjinaturave dhe hidrovoreve. Në Zemblak u punua për të zgjeruar digën me qëllim uljen e nivelit të ujit.
Ministria e Bujqësisë njofton se u realizua edhe hapja e një porte tjetër që do të krijojë mundësi që situata të mbahet nën kontroll. Ndërkohë gjatë paradites së të shtunës, u punua edhe për riparimin e argjinaturës në Kanalin e Drojës në Dukagjin, ku çarja e argjinaturës,përmbyti 70 ha toka përreth dhe rrezikoi lagjen që ndodhet afër lumit Ishëm në pjesën e poshtme të zones se Dukagjinit.
Sipas Ministrisë, riparimi e ka vendosur nën kontroll situatën dhe ka parandaluar përmbytjen e 40 familjeve. Aktualisht në hidrovorin e Drojes, niveli i ujërave është maksimal ndërkohë që po punohet edhe për pastrimin e bllokimeve në hyrje të tij.
Edhe në zonen midis Kamzës dhe Valiasit, u punua për pastrimin e kanaleve. Shumë toka atje janë nën ujë dhe eskavatorët punuan gjithashtu edhe për zgjerimin e kanaleve me qëllim largimin e ujit.
Top Channel