Vjosa ka përmbytur fshatin Kashisht në njësinë administrative të Frakullit në Fier.
100 forca të ushtrisë dhe 10 mjete të Ministrisë së Mbrojtjes kanë ndërhyrë për të evakuuar 110 familjet që rrezikojnë të përmbyten nga uji që vazhdon të rritet në nivel.
Niveli i ujit në Lumin e Vjosës në zonën e Përmetit tregon se pas disa orësh zonat fushore në rrjedhën e këtij lumi, kryesisht në Fier dhe Vlorë do të përmbyten.
Ushtria po largon banorët dhe gjënë e gjallë nga zonat që janë përmbytur edhe më parë. Energjia elektrike mungon në shumë zona.
I dërguari i Top Channel në terren, Gazmend Janku raportoi nga ura e Mifolit, ku tha se Vjosa ka rritur nivelin me të paktën 1 metër nga ora 15:00 e së premtes.
Parashikimet janë që gjatë orëve të natës prurjet të shtohen, ndërkohë që Shtabi i Emergjencave në Qarkun e Fierit raporton se ka evakuuar 1500 banorë në fshatrat Ferras, Çerven e Koshisht, ndërkohë që deri më tani, 180 hektarë tokë bujqësore është nën pushtetin e ujit.
Niveli është rritur të paktën 1 metër nga niveli i orës 15:00, gjatë orëve të natës një shtim të mëtejshëm të prurjeve. Gjatë ditës së sotme, shtabi i emergjencave të prefekturës së fierit,. Janë evakuuar 1500 banorë në fshatrat ferras, cerven. 180 ha tokë bujqësore e mbuluar nga uji.
Problematike situata paraqitet edhe në Qarkun e Vlorës, kryesisht në Novoselë. Edhe këtu, niveli i Vjosës rritet me ritme të frikshme. Gazetari i Top Channel, Eni Ferhati pyeti në terren kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli për masat e marra.
“Në Novoselë Vjosa rritet me 20 centimetra në orë dhe kjo, sipas banorëve është një rritje e pazakontë. Bëhet fjalë për prurje të reja dhe mendohet që do të jenë më të forta gjatë natës se ato në orët e ditës, që do të vështirësojnë situatën për banorët. Janë evakuuar 7 familje, që janë shpërngulur dhe janë duke u sistemuar, ndërsa pjesa më e madhe janë zhvendosur tek të afërm në zona më të sigurta”, deklaroi ai.
Leli thotë se është shumë shpejt të bëhet një përllogaritje e dëmeve të shkaktuara deri më tani.
Top Channel