Një film vizatimor i Disney ka shfaqur princeshën e parë mashkull, për të shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për anshmërinë gjinore.
Në episodin e fundit në serialin e animuar “Star vs. The Forces of Evil”, në Disney XD Marco Diaz transformohet në “Princesha Marco Turdina” për vizitën e tij në një shkollë për princesha, ku do të marrë një diplomë nderi.
Megjithatë, më herët Marco thotë se pretendon të jetë princeshë, kur drejtoresha e keqe e shkollës Miss Heinous e la jashtë atë si djalë.
Por teksa drejtoresha e keqe kërkon ta përjashtojë nga shkolla e Princeshave, princeshat e tjera refuzojnë të shohin gjininë si faktor për të vendosur se kush duhet të jetë princeshë, dhe ky është mesazhi që dëshiron të japë Disney.
Ky serial vizatimor është i pari i krijuar nga një grua, Daron Nefcy, dhe më herët gjatë këtij viti programi i Disney shfaqi dhe puthjen e parë të të njëjtit gjini.
Top Channel