Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier u përpoq të afrojë krerët e partive CDU, CSU dhe SPD në një raund konsultimesh, por formimi i një koalicioni nuk është i lehtë.
Gjatë bisedimeve dy orëshe me kancelaren Angela Merkel, kryetarin e Partisë kristian-sociale Horst Seehofer dhe me atë të socialdemokratëve Martin Schulz, presidenti vlerësoi nёse mund tё shmangen zgjedhjet e reja me një koalicion tё ri me bazë tё gjerё mes dy partive popullore.
DW pohon se ende mbetet e paqartë nёse mund tё ketë lëvizje drejt një koalicioni tё tillё. Pas takimit nё mbrëmje nuk u publikuan detaje. Përpjekja e parё pёr krijimin e qeverisё mes CDU/CSU liberalёve dhe ekologjistëve dёshtoi. Nga jashtë, shumë e shohin me shqetësim ngërçin politik nё vendin mё tё fuqishёm ekonomik tё BE-sё, ku edhe dhjetё javë pas zgjedhjeve ende nuk ka një qeveri tё re.
Pas humbjes nё zgjedhje socialdemokratët e përjashtuan mundёsinё e pjesëmarrjes nё qeveri, e nuk dihet nëse do të bëjnë një hap prapa.
Presidentit Steinmeier, i cili pёr një kohë tё gjatë ka qenë ministër i Jashtëm, iu desh mjeshtëri diplomatike pёr tё gjetur fillin e bisedës mes pjesëmarrësve. Në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja, mbeten vetёm dy mundësi pёr krijimin e qeverisё: koalicioni i unionit konservator tё qeverisё me socialdemokratёt, ose kancelarja duhet tё drejtojё një qeveri tё pakicës.
Por Merkel kërkon të shmangё me tё gjitha mundёsitё një qeverisje tё pakicës, sikurse ka theksuar disa herё.
Top Channel