Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli renditet në vendin e tetë në kampionatin botëror të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Anaheim të Kalifornisë, në SHBA.
Ajo garoi në grupin A të kategorisë së peshës deri në 58 kg dhe e mbylli dygarëshin me peshën totale 203 kg.
Në stilin e shkëputjes, Veli e mbylli me 90 kg të ngritura në provën e parë. Në dy provat e tjera tentoi të ngrejë peshë 94 kg, por dështoi.
Ndërsa në stilin e shtytjes, Evangjeli Veli e nisi me 110 kg, provë të cilën e kaloi me sukses, për të ngritur më pas edhe peshën prej 113 kg, me të cilën e mbylli edhe garimin e saj për t’u pozicionuar në vendin e tetë.
Në orët e para të mëngjesit të datës 2 dhjetor, me orën e Shqipërisë, do të bëjë paraqitjen e tij Briken Çalja, i cili garon në peshën deri në 69 kg.
Top Channel