20-vjetori i misionit Alba, L. Rama: Romano Prodi vjen në Tiranë

01/12/2017 14:10

Romano Prodi, ish kryeministri italian në ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri do të vizitojë sërish vendin tonë, në 20-vjetorin e misionit “Alba”.

Lajmi bëhet i ditur nga nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i cili është takuar me Prodin në Pekin, në takimin e nivelit të lartë “PKK në dialog me partitë politike botërore”.

“Me një mik të mirë të Shqipërisë: Romano Prodi, ish – Kryeministër i Italisë dhe ish – President i Komisionit Europian. Pekin, në konferencën: “PKK in dialogue vvith vvorld political parties high-level meeting”. Gjatë takimit shfrytëzova rastin ta falenderoj zotin Prodi për rolin e veçantë që ai ka luajtur në mënyrë të veçantë 20 vjet më parë pas ngjarjeve tragjike të vitit 1997! “Ndjehem me zemër një mik i Shqipërisë”, më tha zoti Prodi, e do te vi në Tiranë pas disa ditësh në përkujtim të 20-vjetorit të misionit “Alba”. Biseduam gjithashtu edhe për rolin që duhet të luajnë partitë politike në emancipimin dhe zhvillimin e shoqërisë”, shkruan Rama në Facebook.

Misioni Alba qëndroi në Shqipëri nga prilli deri në gusht të 1997, dhe ishin forcat paqeruajtëse shumëkombëshe, qëllimi kryesor i të cilave ishte siguria gjatë shpërndarjes së ndihmave humanitare.

Në Pekin në konferencën për PKK bashkë me Luan Ramën është Sonila Qato nga PS dhe Edi Paloka me Eduard Halimin nga PD.

 

Top Channel