Wanda Nara nuk është thjesht bashkëshortja e Mauro Icardit, por edhe manaxherja e tij dhe në lidhje me interesin e Real Madrid, bukuroshja nuk e mohon. “Preferoj të mos flas për telefonatat që marr. Drejtuesit e dinë që Mauro ka refuzuar skuadra që futbollistë të tjerë nuk do ta bënin, por ai ka Interin në zemër. Nuk e mohoj që janë shumë skuadra të interesuara, më shumë nga ato që janë bërë publike në media”, u shpreh Wanda.

“Mauro është një futbollist shumë i rëndësishëm dhe skuadrat më të mira të Evropës e kanë në shënjestër. Për momentin është ‘numër 9’ më i rëndësishëm në botë dhe prandaj klube të ndryshe interesohen për vlerën që ai ka. Dhe kjo duhet ti pëlqejë atij dhe Interit”.

Wanda foli dhe për të ardhmen, duke thënë se është krejtësisht e panjohur e ardhmja e një futbollisti, ashtu sikundër përforcon idenë se Icardi është shumë i lidhur me zikaltrit. Më tej Wnada ka folur edhe për zgjatjen e kontratës së argjetinasit. “Klauzolën e kontratës së Mauros e kam vendosur unë, për ta vlerësuar edhe si futbollist, tani i takon klubit ta vendosë në kontratë për ta mbrojtur. Dhe klauzola nuk duhet të trembë askënd, pavarësisht se me një vlerë të tillë vetëm futbollisti mund të vendosë të largohet”, deklaroi Wanda Nara, që ka kërkuar ta çojë klauzolën e shitjes së Icardit në 200 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA