Situata e rënduar, çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim
30/11/2017 23:23
Prej mëngjesit të sotëm Shqipëria është përfshirë nga një valë reshjesh atmosferike, që kanë shkaktuar përmbytje dhe gjendje të rënduar në shumë prej qyteteve të vendit.
Moti i keq ka vështirësuar qarkullimin në disa akse kryesore, ndërsa shumë banesa janë përmbytur, apo rrezikojnë të përmbyten në orët në vijim.
Situata duket alarmante, pasi parashikimet janë për një mot me reshje të dendura edhe në orët në vijim. Reshjet e shiut do të vijojnë të derdhen mbi vendin tonë, të paktën deri ditën e diel, ndërsa Shtabi i Emergjencave Civile është në gatishmëri të plotë, për t’i ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga përmbytjet.
Top Channel