Shkodër, përmbytet tokë bujqësore dhe disa banesa

30/11/2017 18:45

Gjatë pasdites ka pasur normalizim të situatës në zonën e Shkodrës, por gjithsesi, intensiteti i lartë i reshjeve gjatë orëve të paradites dhe drekës kanë lënë pasoja.

Në qytet ka pasur disa pemë te thyera si pasojë e erës së fortë, ndërkohë që në zonën nën Shkodrës ka pasur rreth 50 hektarë tokë bujqësore të përmbytur. Kanalet kulluese në disa zona kanë qënë të mbushura plot duke rrezikuar daljen e ujit në rrugë.

Një nga zonat më problematike me prezencë uji është fshati Bleran në Bardhaj, ku si pasojë e reshjeve rreth 10 banesa kanë prezencë uji.

Banorët shprehen të revoltuar se në një kohë që janë izoluar nga uji asnjë institucion nuk po kujtohet për t’u ardhur në ndihmë.

Në gjithë rrethin e Shkodrës janë gjithsej 8 njësi vendore pa energji pasi era e forte ka demtuar linjat dhe disa kabina elektrike janë nën ujë.Burime nga OSHE bëjnë të ditur se është duke u punuar dhe në disa zona është rikthyer energjia elektrike .

Nga ana tjetër nga lumi Drin dhe Kir ka pasur prurje të konsiderueshme, por për momentin dhe pushimin e reshjeve situata nuk paraqet probleme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA