Vrau në mënyrë makabre prindërit e tij, del për herë të parë para gjyqit djali i regjisorit të famshëm të Hollywood-it 17/12 22:10
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxitur të gjitha kombet të ndërpresin lidhjet diplomatike dhe tregtare me Korenë e Veriut, pas testit të fundit të raketave balistike të vendit.
Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadorja e SHBA-ve, Nikki Haley tha se Presidenti Trump i kishte kërkuar homologut të tij kinez të ndërpresë furnizimet e naftës në Phenian.
Ajo tha se SHBA-të nuk do të donin një konflikt, por regjimi i Koresë së Veriut do të shkatërrohej plotësisht, nëse do të shpërthente lufta.
Paralajmërimi erdhi pasi Pheniani testoi një tjetër raketë, pas më shumë se 2 muajsh.
Top Channel