Në një komunikim të orëve të vona të darkës, OSHEE ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të dendura në mbarë vendin, në nënstacionin e Kasharit janë konstatuar prurje të mëdha uji, duke sjellë përmbytjen e tij.

Për këtë arsye, OSHEE ka marrë masa për stakimin e detyrueshëm në regjim avarie të të gjithë nënstacionit.

Zonat e mbetura pa energji janë autostrada Tiranë-Vorë, Vorë-Fushë Krujë, Bashkia e Vorës, Ujësjellësi i Laknasit dhe ai i Bërxullës, pallatet në fushën Misto Mame, Yzberishti, pallatet “Giron”, Unaza e Re, Bashkia e Kamzës, zona e Bregut të lumit dhe Valiasi i ri.

Po punohet për nxjerrjen e ujit nga nënstacioni.

Top Channel