Një muaj pasi në “Fiks Fare” u transmetua problemi i 4 fëmijëve të verbër në familjen Ferraj, në fshatin Brataj të Vlorës, Drejtoritë e Tatimeve nëpër Rrethe, në të gjithë Shqipërinë, mblodhën ndihma në veshje, ushqime, lodra dhe një shumë të madhe parash, për t’i ardhur në ndihmë kësaj familjeje.

Një ndërtues nga Lezha mori përsipër riparimin e shtëpisë së familjes Ferraj, i cili nuk do që emri i tij të bëhet publik. Inxhinieri i firmës së ndërtimit, pas masave të marra në shtëpinë ekzistuese, shprehet për “Fiks Fare” se punimet do të fillojnë menjëherë pas përmirësimit të motit.

Kryefamiljari Flamur Ferraj falënderoi Drejtoritë Tatimore dhe “Fiks Fare”, që arritën të bënin diçka për 6 fëmijët e tij.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA