Në Abu Dhabi është dita e fundit e testeve, përpara se skuadrat të kalojnë në “letargjinë” dimërore, me çeljen e testeve në Montmelo më 26 shkurt.
Testet në Abu Dhabi kanë konsistuar më shumë tek gomat, që nga sezoni i ardhshëm do të kenë modele shumë interesante. Nëse një ditë më parë ishte Raikkonen më i shpejti me “Hypersoft”, Vettel ka bërë akoma më mirë mëngjesin e së mërkurës, duke e ulur kohë edhe me 2 dhjetat më mirë se finlandezi, duke e zbritur atë në 1.37.551.
Gjermani la pas shokun e skuadrës Kimi Raikkonen, Ocon, Verstappen, Bottas dhe Syrotkin. Ndërkohë që më shumë kohë pritet të marrë dhe Robert Kubica që ka testin deciziv për rikthimin e tij në F1, në timonin e Williams.
Duke filluar nga sezoni i ardhshëm Pirelli do ta shtojë gamën e gomave që do të përdoren, me “Hypersoft” që do të jetë modeli më i butë i përdorur deri më tani, por edhe “Superhard”, duke e çuar në 7 tipet e gomave në disopizicion të skuadrave dhe pilotëve.
Top Channel