Alfa Romeo rikthet në Formula 1: Sauber ka zyrtarizuar partneritin e ri teknik disavjeçar me firmën e njohur italiane, në pronësi të Fiat, që do të nisë nga sezoni i ardhshëm. Motorët Ferrari të Sauber nga viti 2018 do të quhen Alfa Romeo, që do të jetë edhe sponsori i përgjithshëm i skuadrës, që do të quhet Alfa Romeo Sauber F1 Team.
Partneriteti i ri, që parashikon bashkëpunime strategjike, komerciale dhe teknologjike me Alfa Romeo dhe Team Sauber F1, konsiston në shkëmbimin e njohurive inxhinierike dhe teknike që do të ofrojnë mundësi për të dyja këto shoqëri, si brenda dhe jashtë F1.
Shefi i Fiat, që është njëkohësish edhe presidenti i Ferrarrit, Sergio Marchionne, që gjithnjë ka shtyrë Alfa Romeon të bëjë një rikthimin në F1 e komenton kështu këtë hap të ri: “Është hap domethënës për rindërtimin e markës Alfa Romeo, që do të rikthehet në F1 pas një mungese 30 vjeçare: një markë legjendare që ka kontribuuar për të bërë historinë në këtë sport dhe që do të bashkojë shtëpitë automobilisitke aktuale në F1, si edhe do të përmirësojë strategjitë e zhvillimit të saj falë bashkëpunimit me partnerët e rinj Sauber”, tha Marchionne.
“Inxhinierët dhe teknikët e Alfa Romeo na kanë treguar me dy modelet e reja të sapodala në treg Gulia dhe Stelvio se kanë mundësi që këtë eksperiencë ta vënë në dispozicion të skuadrës Sauber dhe tifozët e Alfa Romeo do të kenë mundësinë të mbështesin një shtëpi automobilistike, e destinuar për të shkruar një kapitull të ri entuiziasmues në historinë unike sportive dhe legjendare”, përfundoi Marchionne.
Top Channel